ROME -Një 35 vjeçar shqiptar është gjetur i ekzekutuar me 4 plumba në makinën e tij. Trupi i pajetë i Mikel Bushit (emri i viktimës i identifikuar nga mediat italiane) është gjetur i vdekur në furgonin e tij në sheshin Garilandi të komunës Kave, në hyrje të Romës, mëngjesin e sotëm.

“Kishte 4 plumba, 2 në kokë dhe 2 në gjoks”_ shkruan Republika në faqen e saj online duke hedhur dyshime se vrasja mund të ketë lidhje me larje hesapesh në tregun e shpërndarjes së drogë. Policia italiane nis hetimet.

Lajmi u përditësua

(b.m/sg/shqiptarja.com)