Romë, Task-Force e përbashkët
mes policive shqiptare-italiane
Policia shqiptare dhe ajo Italiane do të ngrejnë një Task-Forcë të përbashkët për luftën ndaj krimeve të ndryshme. Marrëveshja u fimos sot në Romë nga Artan Didi e Alessandro Pansa.
TIRANË - Policia shqiptare dhe ajo Italiane do të ngrejnë një Task-Forcë të përbashkët për luftën ndaj krimeve të ndryshme. Një tjetër synim i kësaj strukture do të jetë edhe kapja e të kërkuarve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.
Marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme në Romë, nga Drejtori i Policisë shqiptare, Artan Didi dhe Drejtori i Policisë Italiane, Alessandro Pansa.
(Në foto: Marrëveshja e firmosur mes dy drejtorëve në Romë)Gjatë takimit, ndërmjet policive të të dy vendeve u nënshkrua edhe një protokoll operacional, që parashikon ngritjen e një Task-force, me synim rritjen e bashkëpunimit operacional për parandalimin dhe luftën ndaj formave të ndryshme të kriminalitetit.
Në kuadër të kësaj task-force, policitë e të dy vendeve do të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacioneve dhe analizën e të dhënave hetimore për individë dhe organizata kriminale, që veprojnë në të dy vendet.
Gjithashtu edhe do të rritet bashkëpunimit operacional policor për luftën ndaj fenomeneve kriminale të një rëndësie të veçantë, si dhe finalizimin e hetimeve të përbashkëta për gjetjen dhe kapjen e të kërkuarve Italianë në Shqipëri dhe të kërkuarve Shqiptarë në Itali.
Dy drejtuesit e lartë kanë evidentuar problematikat që janë në interes të policive të të dy vendeve, si dhe aktivitetet e përbashkëta që do të ndërmerren për të parandaluar e goditur fenomenet kriminale.
(Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe homologut italian Alessandro Pansa)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23