Romela Begaj me doping, Report
Tv siguron faksimilen e IWF

Romela Begaj me doping, Report<br />Tv siguron faksimilen e IWF<br>
Tronditet sërish peshëngritja shqiptare. Kampionia e Botës Romela Begaj ka dalë pozitive në testet antidoping pas kampionatit Botëror të zhvilluar në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku mori dy medalje. 

Report Tv siguron faksimilet e Federatës Botërore të Peshëngritjes ku i bën me dije Federatës Shqiptare se Romela Begaj ka rezultuar pozitive në mostrat e urinës me substancën stanozolol substancë për të cilën është pezulluar edhe tre vite më parë.

Që nga data 11 janar peshëngritësja shqiptare është pezulluar nga çdo aktivitet deri në hapjen e testit B. Kampionia e Botës në shkëputje shprehet e bindur se është e pastër dhe ka kërkuar që të hapet testi B i analizës së urinës. Testi B do të hapet në Montreal të Kanadasë siç bën me dije Federata Botërore e Peshëngritjes dhe e pranishme do të jetë edhe Begaj së bashku me trajnerin dhe mjekun. 

romela begaj pergjigjet e dopingut

romela begaj pergjigjet e dopingut
(Faksimile e IWF për peshëngritësen Romela Begaj e cila rezulton me doping) 

Testi B do të vërtetojë nëse Romela Begaj ka përdorur apo jo substancën stanozolol e ndaluar nga Wada. Federata Shqiptare e Peshëngritjes beson se sportistja është e pastër dhe për këtë rast do të flasë pasi të jetë bërë testi B.

Edhe Romela Begaj do flasë në një moment të dytë. Ndërkaq trajneri i kampiones Gazmend Hakcani për Report Tv ka deklaruar: Romela Begaj është e pastër, kjo është një lojë e Federatës Botërore për të favorizuar sportisten amerikane që në shkëputje doli e treta. Është e pamundur që të dalësh dy herë pozitiv me të njëjtën substancë dhe për më shumë kur analizat në gjak janë të pastra. Ne presim testin B por kjo është një lojë e Federatës Botërore kur sheh një shtet të vogël si Shqipëria të marrë medalje të artë.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi I kampionit të Europës në atletikë Izmir Smajlaj që në rrjetet sociale shkruan: “Një tjetër rast doping në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të një sportisti. Distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport. STOP dopingut .Po djersës dhe talentit”, shkruan Smajlaj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës