Romela Begaj për A1Report:
Jam kampione bote...pa shtëpi!
Video/ Intervista e plotë në A1Report

Romela Begaj për A1Report:<br />Jam kampione bote...pa shtëpi!<br />Video/ Intervista e plotë në A1Report
TIRANE - Romela Begaj, kampionja e botës në peshëngritje në stilin e shkëpujes e saposhpallur në Kazakistan, në një intervistë për televizionin A1 Report, i bën thirrje qeverisë që të mos harrojë shpërblimet e premtuara për sportistët.

Teksa falenderon të gjithë për urimet në drejtim të saj për arritjen, veçanërisht të kryeministrit Edi Rama dhe të Kreut të Kuvendit Ilir Meta, Begaj, tregoi se as ajo dhe as Daniel Godelli, tjetër kampion bote i shpallur në Kazakistan, nuk kanë as shtëpi dhe as kushte të mirëfillta stërvitje.

Kampionja e botës bëri thirrje që qeveria të marrë masa në këtë drejtim dhe të sigurojë kushtet më minimale për të dy kampionët e botës, që siç theksoi ajo të tregohet mbështetje ndaj sportit në përgjithësi.

“Është e vërtetë se mjek nuk kemi, një fizioterapiste. As shtëpi nuk kam, as unë as Godelli, por shpresoj se shteti nuk do ta ketë problem që ta sigurojë këtë. Edhe ne duam kushte e mbështetje, që në fund të karrierës të themi se edhe shteti ka bërë diçka për ne. Shpresoj se këtë radhë do të bëhet dhe do ti jepet mbështetje sportit.” u shpreh
Begaj

romela begaj ne studio

Begaj: Shteti po tregon mbështetje, diçka ka ndryshuar nga më përpara
Më tej, Romela Begaj solli në vëmnedje edhe premtimin e shtetit shqiptar, dhe konretisht të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në pritjen e rezervuar të sportistëve në aeroportin “Nënë Tereza” theksoi se nuk do të ketë Vendim të Këshillit të Ministrave që do të lërë pa shpërblim sportistët, pavarësisht një vendimi të tillë të marrë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës.

Begaj nënvizoi se ka marrë mbështetjen dhe premtimin e shtetit shqiptar, dhe se shpreson që ato të mbahen. Kampionja e botës në peshëngritje u shpreh se në këtë drejtim ka vënë re një ndryshim nga qeveria e mëparshme, pasi siç tregoi ajo, kur kthehej nga aktivitetet e tjera ndërkombëtare askush nuk e kishte pritur në aeroport, dhe aq më pak të merrtë shpërblim.

Madje Romela Begaj, theksoi se VKM është ndryshuar brenda në jave, duke lënë pa shpërblimin e merituar sportistët, dhe veçanërisht kampionët e botës.

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, u shpreh qartë se nuk ka VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) që ta lërë pa shpërblim një sportist. Edhe unë dhe Godelli kemi lënë pas shumë gjëra. Jeta jonë i është përkushtuar sportit. Shpresoj se do të bëhet diçka dhe premtimi nga MAS është se do të marr shpërblim siç është në VKM për medaljen time. Ka ndryshim sepse unë në 2011 mora medalje bronzi në botë, dhe kur ka ardhur çasti final kur kam ardhur në Shqipëri nuk më ka pritur askush, dhe nuk kam marrë asnjë shpërblim. Është ndryshuar VKM brenda një jave. Kjo është pjesa më e dhimbshme që nuk ka VKM që të më lërë pa shpërblim.” Shpreh Begaj në studion e A1 Report.

romela begaj ne studio

Begaj: VKM dhe kushtet e sportistëve duhet të ndryshojnë
Sa i përket ndryshimeve që pritet të ndodhi për kushtet e stërvitjes dhe shpërblimet për sportistët shqiptarë, Begaj u shpreh se kanë nisur hapat e parë për ta ndryshuar këtë gjendje në të gjitha aspektet, ndërsa shtoi se sa i përket VKM aktuale ka një konsultim ndërmjet Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe Ministrisë për ta ndryshuar këtë vendim.
 
“Po është diskutuar që ky vendim do jetë ndryshe nga vkm që kanë qenë më parë. Shpresoj se do të kemi një takim me Ramën dhe Metën, që ka qenë edhe peshëngritës, dhe ngaqë e kanë provuar soportin, të jetë diçka e re për ne. Jo vetëm palestra e peshëngritjes por për të gjithë sportet duhet të ketë një ndryshim edhe për të rinjtë që të shohin të bëhen pjesë e sportit. Edhe kryeministri ka premtuar se do të ndërtohen dy palestra, dhe shpresoj që të mos jemi më në këtë palestër.” theksoi kampionja e botës.

Gjatë intervistëës, Begaj tregoi edhe disa nga momentet më të veçanta gjatë garës në Kazakistan ku u shpall kampione bote, si dhe pengu i saj më i madh që nuk arriti të thyejë rekordin botëror, diçka që siç theksoi ajo, e ka bërë shpesh në stërvitje.

Më poshtë intervista e plotë e Romela Begaj në studion e televizionit A1 Report:

Sa mirë ju bëri ky grumbullim shumë i gjatë?
Me të vërtetë ka qenë një grumbullim progesionistësh. Ka qenë një kohë e gjatë dhe e lodhshme. Gjashtë muaj larg familjes. Ja ka vlejtur mundimi sepse morëm titull.

Ku ndryshon stili i shtytjes nga ai i shkëputjes?
Kam preferenca shkëputjen, kam qenë më e saktë. Nga ana sportive unë kam filuar cirkun, që është elastik. Këtë kërkon edhe ky sport. Kurse pjesa e shtytjes do forcë, nerv, jo se nuk i kam por jam më e mirë në shkëputjen.

Si eci gara në shkëputje? Thatë se të ngeli peng rekordi botëror.
Me të vërtetë nëse do të kisha bërë rekord me shkëputje. Ky ishte gabimi im në të vërtetë. Nukj ishte përqëndrim, dhe stabiliteti im që ta bëja edhe 18. Unë e kam bërë shpesh në palestër. Ky është pengu im.

Si u ndjeve kur fitove? A u trembe nga konkurenca? Çfarë emocioni kishit?
Ajo ishte me të vërtetë jo se po e them unë, por është përcaktuar si një nga bateritë më të forta. Më e fortë se një garë Olimpiadë. Në pamje të parë ke frikë nga konkurentët, pasi në çdo garë ndryshojnë kilogramët dhe konkurentët. Më e mira ishte që ia dola.

Urimet kanë qenë të shumta. Cili është urimi më pikant?
Të gjithë urimet për mua, si nga Edi Rama dhe Ilir Meta, i falenderoj se ka qenë një vlerësim për sportin dhe Romelën, më e madhja ishte se ngrita flamurin dhe bëra krenarë të gjithë shqiptarët.

Cila është merita e vërtetë e Luan Shabanit?
I falenderoj të gjithë. Merita e Luanit është se ai bëri të mundur që ekipi shqiptar të shkojë në ekipin kombëtar grek. Pra kemi shkuar bashkë. I falenderoj ekipin grek. Luani ka akoma pasion për këtë sport dhe Shqipërinë, dhe jo se e thotë Romela por rezultatet.

romela begaj ne studio


Sa i rëndësishëm është trajneri juaj Gazmend Hackani duke e ditur se është njëkohësisht edhe bashkëshorti juaj?
Është i rëndësishëm sepse të shohësh dikë në familje për mundin, është një kurajo më e madhe për mua, sepse kam me dikë që të flas për mërzitjen për çdo gjë dhe është gjëja më e bukur për një sportiste.

Si është dita e një kampinoe bote, në ndryshim nga një sportiste e huaj?
Për një sportiste të huaj nuk është e njëjtë për një kampione bote ti afrohesh e t’i flasësh. Kënaqësia ime më e madhe ishte urimi i njerëzve.

Është e vërtetë se nuk keni shtëpi dhe jetoni me qera? Ndoshta nuk keni një mjek pavarësisht se ju sillni medalje
Është e vërtetë se mjek nuk kemi, një fizioterapiste. As shtëpi nuk kam, as unë as Godelli, por shpresoj se shteti nuk do ta ketë problem që ta sigurojë këtë. edhe ne duam kushte e mbështetje, që në fund të karrierës të themi se edhe shteti ka bërë diçka për ne. Shpresoj se këtë radhë do të bëhet dhe do ti jepet mbështetje sportit.

Ligji deri më tani nuk legjitimonte shpërblim. Ju keni dalë dhe protestuar para disa vitesh për këtë ligj.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, u shpreh qartë se nuk ka VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) që ta lërë pa shpërblim një sportist. Edhe unë dhe Godelli kemi lënë pas shumë gjëra. Jeta jonë i është përkushtuar sportit. Shpresoj se do të bëhet diçka dhe premtimi nga MAS është se do të marr shpërblim siç është në VKM për medaljen time.

A e keni diskutuar që Federata e Peshëngritjes të shkojë tek Ministria dhe të ndryshojë këtë VKM?
Po është diskutuar që ky vendim do jetë ndryshe nga vkm që kanë qenë më parë. Shpresoj se do të kemi një takim me Ramën dhe Metën, që ka qenë edhe peshëngritës, dhe ngaqë e kanë provuar soportin, të jetë diçka e re për ne.

A ka ndrshuar diçka nga qeveria e mëparshme lidhur me sportistët dhe mbështetjen ndaj tyre?
Ka sepse unë në 2011 mora medalje bronzi në botë, dhe kur ka ardhur çasti final kur kam ardhur në Shqipëri nuk më ka pritur askush, dhe nuk kam marrë asnjë shpërblim. Është ndryshuar VKM brenda një jave. Kjo është pjesa më e dhimbshme që nuk ka VKM që të më lërë pa shpërblim

romela begaj ne studio


Sa e vështirë është për një femër që të arrijë në këtë shkallë suksesi?
Është e vështirë për një femër sepse duhet të ndryshosh shumë gjëra, veshjen, jetën. Duhet të kesh vetëm një pikësynim dhe kjo është gjithçka për një femër se jo çdokush e bën.

Kur do t’i riktheheni stërvitjes?
Në prill të vitit tjetër, është një kohë shumë e shkurtër, dhe sa të mbaroj punë me krerët e shtetit do t’i rikthehem palestrës.
 
Çfarë ndryshimesh prisni lidhur me kushtet e stërvitjes për sportistët?
Jo vetëm palestra e peshëngritjes por për të gjithë sportet duhet të ketë një ndryshim edhe për të rinjtë që të shohin të bëhen pjesë e sportit. Edhe kryeministri ka premtuar se do të ndërtohen dy palestra, dhe shpresoj që të mos jemi më në këtë palestër.

Sa është e mundur një medalje në Olimpiadë?
Është shumë e vështirë dhe një rrugë shgumë e gjatë, pavarësisht se erdhi brenda dy viteteve. Ne grumbulluam medalje ari, por me një grumbullim më të saktë, nuk mund të flasim para kohe pa u plotësuar disa kushte, nuk po themi luks, por në 6 muaj morëm medalje ari, por me kushte më të mira, mund të arrijmë më shumë, pasi jemi të lindur si popull për sporte të forta. Shpresojmë që në olimpiadë të dalim mirë, por me ndihmë mund të marrim medalje.

Çfarë i këshilloni të gjitha femrat që duan të bëhen si ju?
Duhet ta kenë dëshirën, emocionet, dhe kënaqësia më e madhe ju them të gjitha femrave, është të formojnë një trup të bukur, jo muskuloz, por sporti të mban gjallë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë