Romë-Paris/ Paqe të paktën në letër, gjithsesi fërkimet janë të mëdha! Dosja ‘Libia’ më delikatja (VIDEO)

Për Parisin vlen edhe një shtrëngim duarsh, që të vulosë paqen e bërë, të paktën në letër, midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, pas 15 muajve tensione, që kulmuan me tërheqjen në Paris të thambasadorit francez në Romë.

Takimi i të mërkurës në “Palazzo Chigi” është një nga shenjat më domethënëse të paqes, si dhe të ritmit të punës së ekzekutivit me “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Roma pret vizitën e Macron për të hedhur një hap përpara në dosjen e migrantëve, në funksion të dy samiteve të rëndësishme të Ministrave të Brendshëm evropianë, që do të mblidhen për të përcaktuar planin për rishpërndarjen e refugjatëve.

Diçka tashmë ka lëvizur: Italia në fakt ka arritur të korr disponueshmërinë e Francës dhe Gjermanisë në lidhje me këtë çështje.

Por fërkimet midis dy vendeve janë të mëdha. Dosja ‘Libia’ është një nga më delikatet.

Në vendin e tronditur nga konflikti i brendshëm, kontrolli ushtarak i fushave të naftës është në rrezik.

Kampi “Al-Sharara”, 700 kilometra në jug të Tripolit, prodhon një të tretën e naftës libiane. Këtu operon një ndërmarrje e përbashkët midis asaj shtetërore Libiane dhe katër kompanive, përfshirë kompaninë franceze “Total”.

Më tej në jug ndodhet fusha naftëmbajtëse “Elefant”, një menaxhim i përbashkët midis ‘Eni’ Italian dhe ‘Noc’ Libian.

Prandaj Italia dhe Franca e luajnë lojën në anët e kundërta.

Një element tjetër i tensionit është dinamizmi industrial i Parisit në Itali. Numrat janë domethënës, francezët kontrollojnë rreth 1900 kompani me 250 mijë të punësuar.

Nga ana tjetër, vrazhdësia mes Romës dhe Parisit është e lidhur edhe me kërkesën e Macron për të nisur një hetim të thelluar për blerjen nga ana e italianes “Fincantieri” të “Stx France”, tani me emrin ‘Chantiers de l'Atlantique’, një operacion financiar që, sipas Francës, mund të ndikojë ndjeshëm në konkurrencën në sektorin e ndërtimit të anijeve.

Por edhe kohërat, me sa duket, kanë ndryshuar dhe Macron nuk duket se dëshiron të ketë pranë Luigi Di Maio-n, një përkrahës i jelekëve të verdhë në lojën e vështirë sociale që Macron po luan në Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja