Romët, Avokati i Popullit:
Palestra jo zgjidhje e duhu

Romët, Avokati i Popullit:<br />Palestra jo zgjidhje e duhu
Pas lajmit se strehimin e romëve, që kanë ngritur cadrat në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit, do e marrë përsipër bashkia e Tiranës duke i vendosur përkohësisht në palestrën e shkollës 1 maji, ka ardhur edhe reagimi i Avokatit të Popullit Igli Totozani. Totozani ka falënderuar bashkinë e Tiranës për ndihmën që po jep për këta qytetarë në nevojë, por ndërkoha ka kritikuar vendimin për strehim të përkohshëm në palestrën e shkollës.

“Falenderoj bashkinë për ndihmën që po i jep këtyre qytetarëve, por mendoj se vendosja e tyre në palestër nuk është zgjidhja e duhur. Duhet rezervuar një trajtim më dinjitoz ndaj këtyre qytetarëve dhe nevojitet një zgjidhje përfundimtare” është shprehur Avokati i Popullit Igli Totozani.

ROMET 'PUSHTOJNE AVOKATIN E POPULLIT'
Siç kishin paralajmëruar, rreth 20 romë, burra, gra e fëmijë janë vendosur në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.

Nisur me premtimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani i cili edhe një ditë më parë deklaroi se nëse nuk gjendet zgjidhja për 15 familjet rome që i ka përzënë pronari i tokës, në Babrru do i strehojë në oborrin e institucionit që ai drejton, ata kanë marrë plaçkat dhe janë transferuar te Avokati i Popullit.

Më pas janë ngritur 2 çadra mu përpara derës së Avokatit të Popullit, ndërsa nga ky institucion është vënë në dispozicion salla e mbledhjeve, ku do të strehohen fëmijët dhe gratë.

Shpërngulja u paralajmërua dje nga vetë anëtarët e 15 familjeve rome që jetojnë në varfëri të tejskajshme dhe që sot janë në qiell të hapur. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset