Romët, ndërkombëtarët:
Të gjendet zgjidhje afatgjatë

Romët, ndërkombëtarët:<br />Të gjendet zgjidhje afatgjatë
TIRANE- Historia e familjeve rome të cilët që prej ditës së djeshme janë përzënë nga toka në Babrru dhe një pjesë e tyre janë strehuar në ambientet e Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë.

Gjatë paradites së sotme, ky komunitet është vizituar nga vetë ambasadorja zvicerane e cila më pas ka zhvilluar dhe një takim me Avokatin e Popullit në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Jo vetëm kaq, sot pranë tyre ishte dhe vetë ambasadori BE-së Ettore Sequi.

ETTORE SEQUI
“Sot nënshkruam një marrëveshje financiare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe brenda saj ndodhet edhe 1.5 milionë euro në mbështetje për komunitetin rom. Kjo marrëveshje tregon edhe arsyen që BE-ja i jep përfshirjes të komunitetit rom në shoqëri. Kjo është edhe arsye që një nga 12 prioritet që i kërkohet Shqipërisë ka të bëjë me përfshirjen e komunitetit rom. Prania ime këtu tregon mbështetjen time për zyrën e Avokatit të Popullit dhe ardhja ime këtu është në përputhje absolute me angazhimin e BE-së për komunitetin rom” ka theksuar Sequi. “Shkëmbeva mendime me ministrin Ksera dhe ndjehem i inkurajaur nga fjalët ku ai më tha se është duke u marrë me këtë çështje më mënyrë urgjente dhe unë kam besim që kjo çështje do të zgjidhet”.

AMBASADA ZVICERANE
Ambasadorja zvicerane tha se kërkohet një zgjidhje afatgjatë dhe se fondet që kjo qeveri kishte dhënë nëpërmjet projekteve për këtë komunitet janë kontrolluar dhe janë pëdorur mirë. “Qeveria zvicerane mbështet një projekt që është implementuar nga një Organizatë Joqeveritare që po bën një punë të mirë. E di që këto para janë përdorur shumë mirë. Është e rëndësishme që të japim kontributin tonë dhe jam shumë e bindur që qeveria do të gjejë një zgjidhje për këta persona. “

TOTOZANI: SHOW? TE VIJNE E TA SHIKOJNE
Avokati i Popullit Igli Totozani tha se është marrë mbështetja për të pasur një zgjidhje sa më të shpejtë, por nuk foli konkretisht. “Kam një informacion që gjërat kanë filluar të lëvizin por nuk jam unë ai që duhet të thotë.” – tha Totozani në një prononcim për median, ndërsa reagimeve se kjo ishte vetëm një “show” i këtij institucioni, Totozani u përgjigj “Atyre që thonë se është një show të vijnë këtu”.

STREHIMI NE SHARRE
Nata ka kaluar e qetë, ndërkohë që pranë këtij institucioni kanë qenë të pranishëm dhe disa mjekë. Për ti ardhur në ndihmë sidomos fëmijëve, disa prej të cilëve me virozën e gripit. Drejtori i kabinetit të Avokatit të Popullit, Ervin Karamuço deklaroi se vëmendja ndërkombëtare është e madhe, duke dhënë ndihma, ndërkohë që do vijnë dhe ndihma të tjera nga studentë. Ai foli për një vendim qarkullues që do të merret nga Këshilli i Ministrave u cili do të lejojë zhvendosjen e familjeve rome të pastreha në një objekt ushtarak në Sharrë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset