TIRANË - Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemit të strehimit të romëve. Nënkryetari i kësaj partie Thanas Poci tha se zgjidhja e këtij problemi mund të vinte nga projekte konkrete e të mbështetura nga financat publike.
"I drejtohemi qeverise shqiptare duke i kërkuar reagimin e menjëhershëm në implementimin real të një strategjie kombëtare për përmisimin e situatës sociale të komuniteteve rome. Një strategji, e cila duhet të jetë në kohezion me linjën , angazhimet dhe projektet për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom. Ne jemi të bindur se vetëm projektet konkrete të mbeshtetura me financa publike do të mund të nxjerrin këta qytetarë shqiptarë nga skamja e vërtetë. Këmbana e alarmit që ra në oborrin e Avokatit te Popullit duhet të dëgjohet nga të gjithë në pozite e opozitë, strukturat shtetërore dhe shoqëria civile si dhe përfaqësuesit diplomatik të huaj me shërbim në Tiranë"- tha Poçi duke premtuar një sensibilizim të shoqërisë në lidhje me këtë çështje.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com