Romja Leonarda nesër në gjyq
në Francë e pret edhe i dashuri

Romja Leonarda nesër në gjyq<br />në Francë e pret edhe i dashuri
PARIS - Gjykata franceze e Besançonit vendos nesër për fatin e romes nga Kosova, e cila para tri muajsh u dëbua në vendlindje, në Mitrovicë, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.
 
Leonarda në Francë nuk ka lënë vetëm shoqet e kukullat, por edhe të dashurin e saj Aleksandrin. Asaj nuk i rrihet në Kosovë dhe pohon se “këtu qenka ftohtë”, zbulon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me seli në Zvicër rreth privacisë së romes 15-vjeçare, që zgjoi vëmendjen e mabrë opinionit francez.
 
“Me Leonardën jemi njohur në Levier një vit më parë. Më kujtohet dita si sot, ora dhe minuti. Kemi kaluar shumë mirë, kemi shëtitur, kemi dalë në mbrëmje, jemi kënaqur, kemi qeshur..”, ka pohuar i dashuri i saj,  Aleksandri. Madje Aleksandri po ashtu ka rrëfyer se babai i saj ka pasur telashe me Leonarden dhe “ajo ka ngrënë dru nga ai disa herë. Më kujtohet, një herë ngaqë u kthye në mesantë, një herë tjetër ajo u kthye në banesë në orën 4 të mëngjesit dhe një herë pse kishte marrë nota të dobëta.
 
Duket se familja Dibrani nga Kosova, e cila u ekstradua ditë më parë nga Franca ka humbur shpresën e fundit për kthim dhe po përdor strategji të re me fjalët e fundit, duke akuzuar jo vetëm Francën, por edhe heshtjen mediatike.
 
Pas gjithë kësaj historie, Leonarda në “Le Figaro” kritikon dhe akuzon jo vetëm Francën, por edhe mediat se “gazetarët janë zhdukur, askush nuk interesohet e kujdeset më për ne, na kanë lënë pasdore..”.
 
 “Francës mund t’i them vetëm një gjë, që në Kosovë mund të dërgojnë lule, se ne do të vritemi të gjithë, nëse nuk kthehemi në Francë”, ka thënë Leonarda. (“Leonarda «veut dire solennellement à la France qu’elle n’aura plus qu’à envoyer des fleurs au Kosovo». «C’est simple, conclut-elle. On va tous se tuer.»), ka shkruar “Le Figaro”.
 
Gjykata administrative pritet që nesër (e martë) të marrë një vendim për fatin e Leonardës dhe familjes së saj në do të qëndrojnë në Kosovë apo do të rikthehen në Francë.
 
Gjykata duhet të shqyrtojë një kërkesë të prindërve të saj romë, të deportuar nga Franca në Kosovë në tetorin e vitit të kaluar në mënyrë që ata të kthehen sërish dhe të marrin një leje qëndrimi në Francë.
 
Seanca do të fillojë në orën 9 para Gjykatës Administrative të Besançon në mungesë të anëtarëve të familjes Dibrani. Me 9 tetor, në Pontarlier (Doubs) Leonarda (15 vjeçe) u arrestua në një autobus gjatë një udhëtim shkollor. Nxënësja e re bashkë me gjashtë vëllezërit e motrat dhe prindërit e saj kishin hyrë në Francë në mënyrë të paligjshme në janarin e vitit 2009, ndërsa pas katër vitesh ata u dëbuan në Kosovë.

Shkrimet ne mediat franceze dhe evropiane bashkeme polemikat nisën rreth saj për një javë të ndërprera nga një fjalim televiziv të presidenti francez z.  Hollande se “Leonarda mund të kthhetet, e vetëm , dmth pa familjen e saj.” Vajza atëherë dërgoni atij një pëegjigji duke refuzuar ofertën tij..”
 
Hetimet e policisë franceze kanë nxjerrë se babai i Lenardës, Resati ka qenë i akuzuar për vjedhje dhe keqtrajtim të bijave të tij.
 
Deri në 28 nëntor 2012, të gjitha kërkesat për risistemimin e familjes Dibrani në Francë ishin refuzuar. Babai i saj kontarvers, Resat Dibrani dhe nëna e saj, Xhemilja synojnë të marrin një leje qëndrimi në Francë”.

Ata do të argumentojnë se gjashtë nga fëmijët e tyre kanë lindur në Itali, e jo në Francë, as në Kosovë, ku ata janë dërguar. Resat Dibrani shpjegoi se ai gënjeu autoritetet franceze mbi origjinën e familjes së tij. Avokati i tyre u tha se “mund të fitojnë, por nëse ne nuk do të fitojnë, ju nuk  mund të bëni asgjë”.
 
Para tre muajsh famlja rome Dibrani u vendos në vendlindje në Mitrovicës (Kosovë ), në një shtëpi të madhe.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane