WASHINGTON- Pesë ditë nga vota për Shtëpinë e Bardhë debati mes dy kandidatëve për president nxehet më shumë.
“Politikat e presidentit Barak Obama do të çojnë SHBA-në një situatë të vështirë si ajo që shikojmë në Europë dhe në shtete si Italia apo Spanja.” Deklarata është bërë nga kandidati republikan për president Mit Romney gjatë një diskutimi mbi politikën e jashme që u mbajt në Virxhinia.
“Nëse jeni një sipërmarrës dhe planifikoni të ndërrmerrni një aktivitet duhet të pyesni: A po ecën Amerika në rrugën e Greqisë? A po ecim në rrugën e një krize ekonomike si ajo që po shohim në vendet europiane si Itali e Spanjë? Nëse do të vazhdojmë të shpenzojmë 1000 miliardë dollarë më shumë sesa të ardhurat që hyjnë atëherë SHBA dot ë gjendet në këtë rrugë.”- tha Romney.
Nga ana e tij Obama deklaron se “Mit Romney nuk është njeriu i ndryshimeve". Në Wisconin ku ndërmori fushatën presidenciale të ndërprerë për shkak të stuhisë Sandy Obama tha: Ne e dimë se cfarë do të thotë ndryshim. Mund të mos jeni dakord mbi të gjithë vendimet apo të mos jeni të kënaqur për shpejtësinë e ndryshimeve, por e dini atë cfarë unën dua të bëj për të ndryshuar ekonominë, politikën dhe shoqërinë”- konfirmoi Obama.
ZGJEDJHJET DO KUSHTOJNE 6 MILIARDE DOLLARE
Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të kushtojnë 6 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga Qendra për përgjegjësitë politike. Shifra I referohet fushatës elektorale në kompleksitetin e saj. Sipas këtyre të dhënave zgjedhjet këtë vit kushtojnë 700 milionë dollar më shumë se ato të 2008-tës të cilat kushtuan 5.3 milardë dollar, në ditët e fundit para votës së të martës së ardhshme pritet që Obama dhe Romney të shpenzojnë 40 milionë dollar për reklama.
/Shqiptarja.com