Romney u premton mbështetësve Shtëpinë e Bardhë

Romney u premton mbështetësve Shtëpinë e Bardhë
NEW HAMPSHIRE – Mitt Romney ka arritur numrin e 844 delegatëve pas fitoreve të reja të korrura dje në gjirin e republikanëve në disa shtete, si Nju Jork, Konektikat e Pensilvania. Ai premtoi para mbështetësve të tij në New Hampshire (shteti që shënoi fitoren e tij të parë këtë vit) se do ta merrte Shtëpinë e Bardhë dhe do t’u jepte fund katër viteve ‘zhgënjime’ të presidencës Obama.

“Vitet e fundit treguan më të mirën që mund të bëjë Obama, por jo më të mirën që mund të bëjë Amerika”, tha Romney. “Duroni edhe pak, një Amerikë më e mirë fillon sot”.

Newt Gingrich dhe Ron Paul vazhdojnë megjithatë garën, por të gjitha gjasat janë se Romney do të jetë i përzgjedhuri i republikanëve. Romney ka nevojë edhe për vetëm 300 delegatë për të arritur numrin që e zgjedh automatikisht kandidat zyrtar. Ndërkohë janë edhe 14 shtete që duhet të zhvillojnë zgjedhjet mes republikanëve, mes tyre Kalifornia dhe Teksas, që kanë numër të konsiderueshëm delegatësh në konventën republikane.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje