Romni “mund” Obamën në Teksas

Romni “mund” Obamën në Teksas
SHBA- Kandidati i Partisë Republikane, Mit Romni do të sfidojë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obam, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Mit Romni fitoi nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Teksas. Në një deklaratë për mediat Romni tha se është shumë i nderuar nga fitorja në Teksas. Sipas mediave amerikane bëhet e ditur se ish-guvernatori i Masaçusetsit, Romni fitoi më shumë se 70 % të votave, pasi i duhen më pak se gjysma e 155 delegatëve në këtë vend, për të kaluar pragun e nevojshëm prej 1,144 delegatësh për nominimin. Delegatët republikanë kanë bërë të ditur se, janë të vendosur për emërimin e Romnint zyrtarisht si kandidat në gusht, kur partia mban kuvendin e saj. Emërimi i Romnit do të shënojë sukses për të, pasi në vitin 2008, nuk ka arritur të sigurojë nominimin republikan.
Presidenti amerikan Barack Obama e ka uruar rivalin e tij republikan Mit Romni, për fitoren në nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale.
Rivalët shkëmbyen urimet më të mira me njëri-tjetrin, një ditë pas fitores së Romnit në zgjedhjet paraprake në Teksas.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot