SHËN PETERSBURG- Pas diskutimeve të shumta që u zhvilluan në samitin Rusi-BE, Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompei u shpreh se, Moska dhe Bashkimi Evropian janë plotësisht dakord që plani i paqes i ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan i jep mundësinë më të mirë shmangies së luftës civile në Siri. Më tej Rompei theksoi se, është thelbësore që BE dhe Moska të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën siriane. Perëndimi e ka kritikuar qëndrimin e Rusisë mbi Sirinë pasi Moska refuzoi të mbështesë masat e ashpra kundër qeverisë siriane në përgjigje të masakrës së muajit të kaluar ku u vranë më shumë se 100 njerëz në Houla.
(s.ç/shqiptarja.com)