BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka deklaruar se proceset integruese në Europë do parandalojnë luftëra të reja në Ish-Jugosllavi.
"Perspektiva evropiane është mënyra e vetme për të shmangur luftëra të reja në hapësirat e ish-Jugosllavisë",u shpreh kreu i KE-së gjatë një interviste për Euronews.
Sipas tij, në ish-Jugosllavi, para 15 viteve ka patur luftëra qytetare, madje dhe genocid, ndërsa mënyra e vetme për të shmangur luftërat e reja është perspektiva evropiane.
Rompuy nënvizoi se këto vende duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim, por e ardhmja e tyre është në Evropën e Bashkuar.
Ai ka theksuar se shpërbërja e BE-së është e pamundur pasi qytetarët e vendeve anëtare dëshirojnë të mbeten në BE dhe në Eurozonë.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com