Romstekët e dasmave

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi i grirë
  • 1 vezë
  • 3 feta bukë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi, piper i kuq

Për lyerjen e romstekëve:

  • 3 vezë
  • Miell
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Zbusim bukën me pak ujë ose qumësht dhe e shtrydhim mirë. Përziejmë mishin me vezët, bukën, vajin e ullirit dhe erëzat. Formojmë romstekë në formë të rrumbullakët e pak të shtypur. I kalojmë fillimisht në miell dhe më pas në vezë të rrahura. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe i shërbejmë të ngrohta me limon, sallatë ose patate.