Rona Nishliu, në Eurovizion
me një zë e histori të veçantë

Rona Nishliu, në Eurovizion<br />me një zë e histori të veçantë
TIRANE- Gjashtë vjet më parë, unë realizova një program në median e famshme BBC në lidhje me ish- Jugosllavinë dhe Festivalin Europian. Unë e vura theksin në dy gjëra. E para, përfundimi i luftës së nisur në vitin 1990, kur filluan që shtetet e krijuara pas ndarjes së ish- Jugosllavisë të votonin për njëri- tjetrin, madje duke u dhënë edhe pikët maksimale edhe pse ato, mund të mos ishin fare në nivelin e këtij vlerësimi.

Pika e dytë është Kosova, vend që ka vetëm pak kohë që ka deklaruar pavarësinë, dhe që nuk është përfaqësuar deri tani në asnjë nga kompeticionet e festivalit të këngës më të madhe të Evropës.Duke zgjedhur një solidaritet të ish-Jugosllavisë, në vitin 2006, bosnjakët zgjodhën kantidaturën e tyre për kompëticionin me Hari Mata Hari, një këngëtar shumë i njohur dhe në kohën e Jugosllavisë. Përzgjedhja ishte ajo e duhura. Me interpretimin e këngës " Leja" u rendit i treti.
Sa për shqiptarët e Kosovës, ata vazhdojnë të jenë jashtë kompeticionit europian.

Pas luftës me Serbinë në vitin 1999, kosovarët donin një shans, madje edhe nën emrin e Shqipërisë. Kam takuar Rona Nishliun dhe disa prej miqve të saj. " Ne do të fitojmë. Ne do të prezantojmë Shqipërinë" , ka deklaruar ajo. Mbylla mikrofonin, duke menduar se shqiptarët nuk do të zgjidhnin kurrë një shqiptar nga Kosova për t'u prezantuar në Eurovizion. Kjo ishte atëherë.
Por më 29 dhjetor shqiptarët zgjodhën Rona Nishliun për festivalin e ardhshëm europian në Azerbajxhan. Edhe pse në zemrën e saj, Rona do të donte të prezantonte Kosovën dhe më pas Shqipërinë, sërish një ëndërr e saj për shqipen u realizua.Ajo jo vetëm që ka një zë shumë të mirë dhe të veçantë, por edhe një histori interesante. E lindur në zonën e kontrolluar më tepër nga serbët në Mitrovicë, Rona tashmë ka kapur udhën e saj të karrierës. "Kur nisën bombardimet më 4 prill 1999, shumë ushtarë erdhën në shtëpinë time duke ulëritur dhe duke na kërkuar të iknim. Ata goditën babain tonë përpara syve tanë, mua, nënën time, vëllain, xhaxhain dhe gjyshen time. Ata ulërinin duke thënë se ju nuk mund të qëndroni më këtu, ju duhet të largoheni. Ishte gjyshja ime që pyeti se ku duhet të shkojmë, duke marrë përgjigjen se duhet të shkojmë në Shqipëri, ne vendin tuaj. Kosova është vendi im, unë kam lindur dhe kam jetuar këtu për 65 vjet, u përgjigj gjyshja ime".
Për shqiptarët e Kosovës, prezantimi i Rona Nishliut në Baku, ashtu si edhe vetë Bosnje-Hercegovina disa vite më parë, do të shihet si nj triumf, kjo jo vetëm për faktin se Azerbajxhani dhe Serbia janë aleatë të ngushtë. Siç kam shkruar këtu, palët përfaqësojnë të njëjtën cështje sepse, ashtu si Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, Azerbajxhani kundërshton atë të Nagorno-Karabakh.

(T.J, marrë nga 'The ekonomist')

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete