Rona Nishliu së shpejti me një këngë të re

Rona Nishliu së shpejti me një këngë të re
Këngëtarja e njohur kosovare Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e fundit të “Eurovision” ka qenë në Tiranë për mbylljen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Jazz në Tiranë. Gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”, Nishliu ka rrëfyer emocionet e këtij festivali si dhe është shprehur edhe për eksperiencën e saj në Eurovizion.

Gjithashtu Rona ka thënë se është duke shkruar këngën e saj të ardhshme . “Herë pas here shkruaj. Aktualisht jam duke shkruar një tekst për një këngë të re.Titullin nuk e kam vendosur, por edhe po ta kisha përcaktuar nuk do t’a tregoja. Jam duke punuar me disa materiale, por sesi mund të përfshihen ato do t’ia lë kohës,” është shprehur Rona Nishliu.

Këngëtarja nga Mitrovica është shquar gjithnjë për vokalin e saj potent dhe këtë e vërtetoi më së miri në “Eurovizion”.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)