Ronaldo dënohet me 23 muaj burg, Boateng prezantohet te Barcelona

Ronaldo dënohet me 23 muaj burg, Boateng prezantohet te Barcelona

Cristiano Ronaldo sot duke iu drejtuar Gjykatës së Madridit

Cristiano Ronaldo ka pranuar akuzat për evasion fiksal dhe është dënuar me 23 muaj burg nga një gjykatë në Madrid. Futbollisti i Juventusit gjatë kohës që ishte lojtar i Realit ka bashkëpunuar me kompani jashtë Spanjës për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Gjithsesi pavarësisht dënimit Ronaldo nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Ligji në Spanjë favorizon portugezin pasi kushdo që dënohet me më pak se dy vite mund ta shlyej atë me gjobë.

Si pasojë fituesi i 5 herë “Topit të Artë” ka pranuar propozimin e prokurorëve për të paguar 18.8 mln euro. Në Katalonjë sot Kevin-Prince Boateng është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Barcelonës. Futbollisti 31-vjeçari i cili do të ketë për detyrë të zëvendësojë Suarez në majë të sulmit për këtë aventurë të re është shprehur:

“Kur më treguan se më kërkonte Barcelona isha gati të vijë në këmbë këtu dhe jo me avion. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga trajneri. Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer në Spanjë dhe duke parë eksperiencën mendoj se mund të luaj si numër 9”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës