Çmimi prestigjioz individual u dha nga revista po prestigjioze “France Football”. Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë Ronaldo u shfaq me “Topin e Artë” në duar nën prozhektorët e Kullës Eifel duke pozuar me topin e pestë të artë dhe duke barazuar Leo Messin.
Portugezi triumfoi përpara argjentinasit Messi dhe brazilianit Neymar që ishin në treshen më të mirë. Ylli i Real Madrid numëron 5 topa të artë ku të parin e ka fituar në vitin 2008-të në kohën kur luante tek United ndërsa të tjerët i ka fituar në vitet 2013,2014,2016 dhe 2017-të.
Ronaldo kurorëzohet pas një sezoni fantastik ku me Real Madrid ka fituar La Ligan, Championsin, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës. Gjatë 2017-tës Ronaldo ka shënuar 38 gola në 46 ndeshje me Realin dhe 11 gola në 11 ndeshje me Portugalinë.
Tepër i lumtur dhe triumfator Ronaldo ka thënë:”Në nivelin personal jam shpallur golashënuesi më i mirë i Champions dhe trofetë që kam fituar të ndihmojnë. Më duhet të falenderoj shokët e skuadrës tek Real Madrid dhe ata tek Portugalia,pra të gjithë ata që më kanë ndihmuar të jem këtu” e mbyll Ronaldo.
Në ceremoninë e zhvilluar nga “France Football” Ronaldo shoqërohej nga familjarët e tij dhe drejtuesit më të lartë të Real Madrid me në krye Presidentin Florentino Perez.

dy.b/shqiptarja.com












