Ronaldo ka goditur mësuesen me
karrige, 10 fakte që s’i dini për të

Ronaldo ka goditur mësuesen me<br />karrige, 10 fakte që s’i dini për të
Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të njohur në botë ndërsa pëlqimi dhe mospëlqimi ndaj tij në shumë raste kanë një shenjë barazie.

Në futboll Ronaldon e duan ose e urrejnë, por historia frymëzuese e jetës së tij pa dyshim që i bën për vete të gjithë.
 
Ronaldo është shembulli perfekt që dëshmon se në jetë mund të arrihet gjithçka me talent e këmbëngulje.

Ronaldo kur ishte i varfër i premtoi nënës se do të ishte dikushi në jetë një ditë dhe ja arriti.
 
Por pavarësisht famës disa fakte mbi jetën e Ronaldos mund të jenë ende  të panjohura për ju, ju ftojmë t’i lexoni.
 
1. Kur ishte në moshën 15-vjeçare futbollisti ka bërë një operacion në zemrë, në rast se kjo ndëryhyje nuk do të bëhëj ylli madrilen nuk do mund të luante më futboll

2. Ronaldo ishte fëmijë i qetë në shkollë, por në moshën 14-vjeçare u përjashtua pasi goditi mësuesen me karrige. Ai është shprehur se e bëri sepse ajo tregoi mungesë respekti për të.

3. Ai mori emrin Ronaldo në nder të ish presidentit amerikan Ronald Reagan që ishte aktori i preferuar i babit të tij

4.Babai i Ronaldos ishte i alkoolizuar, vëllai i tij drogohej ndërsa Ronaldo në ndryshim nga ata nuk konsumon kurrë alkool

5.Është rritur në një familje të varfër, ai ndante dhomën me vëllain Hugo dhe dy motrat Elma dhe Liliana

6.Dhuron gjak 2 herë në vit, kjo është arsyeja që nuk bën tatuzhe

7.Humbi babin kur ishte në moshën 20-vjeçare

8.Ka dhuruar 3 milione euro në Afrikë

9.Ka bërë donacione për shkolla në Palestinë

10.Përgjatë karrierës së tij plot 90 milione euro

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)