Cristiano Ronaldo ka vërtetuar edhe njëherë se është një mrekulli e natyrës. Gjatë rezultateve të testeve mjekësore, të cilave iu nënshtrua pas kalimit tek Juventus, ka rezultuar Ronaldo ka të njëjtën gjendje fizike si një 23-vjeçar.
Rezultatet e tij kanë treguar se portugezi ka vetëm 7% masë dhjamore dhe 50% muskul. Për më tepër që është ende në gjendje të vrapojë duke regjistruar kohën rekord prej 33.98 km gjatë Kupës së Botës në Rusi.
Kështu që stafi mjekësor i Juventus ka konfirmuar edhe njëherë gjendjen shumë të mirë mjekësore të Ronaldos duke e bërë atë blerjen më të mirë të italianëve.
Komento