Ronaldo dhe Marcelo i kanë dhënë fitoren ekipit të Realit të Madridit përballë Schalkes në sfidën e vlefshme për Champions League. Reali zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në Gjermani duke mos e vendosur në diskutim fitoren.
Ronaldo shënoi në pjesën e parë pas një krosimi të saktë të Carvahal, ndërsa në pjesën e dytë ishte radha e Marcelos për të vulosur fitoren dhe pothuajse edhe kualifikimin.
Dy shqiptarët nga Kosova, pjesë e ekipit kombëtar të futbollit, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka ishin në fushë në ndeshjen që Baseli zhvilloi kundër Portos në Zvicër.
Baseli nuk arriti të fitonte duke u ndaluar në një barazim 1-1 dhe shtyrë kualifikimin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Portugali.
Golin e parë e shënoi Baseli me Gonzales, ndërsa Danilo vendosi barazimin me penallti.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com