Ronaldo mban mbi shpatulla Real-in
City kalon me magjinë e De Bruyne

Ronaldo mban mbi shpatulla Real-in<br />City kalon me magjinë e De Bruyne
Cristiano Ronaldo është heroi i ndeshjes së sotme Real Madrid-Wolfsburg.

Me tregolëshin e tij, portugezi çon në gjysmëfinale ‘galaktikët’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultati 2-0 dhe Ronaldo shënoi brenda 1 minute dy golat e parë të përballjes. Fillimisht, CR7 shënoi në minutën e 16-të pas një pasimi të Dani Carvajal. Meritë për golin kishte edhe mbrojtja e gjermanëve. Ndërsa, një minutë më pas, ai shënoi me kokë edhe golin e dytë, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Toni Kroos.

Goli i tretë erdhi në minutën e 77-të, nga një goditje dëmini.

Me tre golat e shënuar sot, Cristiano ngjitet në kotën e 16 golave në Champions, duke lënë pas Lewandoëskin, i cili ka shënuar gjysmën e golave të Ronaldos, 8. 

Takimi i parë me Real dhe Wolfsburg u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-0.

Ndërsa, përballja tjetër Manchester City-Paris Saint Germain ka përfunduar me fitoren minimale të anlezëve, të cilët avancojnë në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

Goli i fitores për skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini u shënua nga mesfushori Kevin De Bruyne me një goditje 'magjike' nga jashtë zone në minutën e 76-të. Gjatë pjesës së parë, sulmuesi argjentinas i City-t, Sergio Aguero humbi edhe një penallti.


Real Madrid-Wolfsburg, momenti i golit të tretë 



Real Madrid-Wolfsburg, momenti i golit të parë


Real Madrid-Wolfsburg, momenti i golit të dytë


Manchester City-Paris Saint Germain, moment i golit të parë

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)