Fenomeni brazilian, Ronaldo mendon se dëmtimi i Neymar do të kthehet në një motiv akoma më të madh për të mundur Gjermaninë sonte.

Ronaldo është i bindur se Brazili do ta fitojë duelin me gjermanët, madje ish-sulmuesi i talentuar jep edhe një parashikim për ndeshjen,
“Brazili do të fitojë 1-0. Të gjithë do të luajnë për Neymar, i cili do të jetë një motivim i madh, sepse njerëzit nuk e harrojnë.

Scolari është një motivues i madh. Brazili ka skuadër që mund të sigurojë biletën për finalen e madhe të Botërorit 2014. Jam i bindur që Brazili do të arrijë në finale dhe do të fitojë kampionatin botëror” tha ai.

Në fund Ronaldo ka edhe një thirrje për ekipin e tij “Mos lejoni që një i huaj të marrë rekordin tonë. Rekordi nuk është vetëm i imi, është i Brazilit. Nuk dua që Klose të shënojnë. Dua ta mbani të mbërthyer në fushë" ka thënë Ronaldo.

Fenomeni kryeson bashkë me Klosen listën e golashënuesve më të mirë në Botëror me 15 gola.

Gjysmëfinalja Brazil-Gjermani zhvillohet sonte në orën 22:00.

d.b/shqiptarja.com