Ronaldo poker në goleadën e Realit,
Barca shkëputet, humbet Atletico

Ronaldo poker në goleadën e Realit,<br />Barca shkëputet, humbet Atletico<br>
Real Madrid e mbylli me një fitore me goleadë javën e 29-të të La Ligas. Madrilenët e Zidane mundën 6-3 Gironan për të siguruar fitoren e tretë radhazi për tu konfirmuar në vendin e tretë të renditjes. Heroi i ndeshjes në “Santiago Bernabeu” ishte portugezi Cristiano Ronaldo që shënoi jo pak por katër gola në minutat 11,47,64 dhe 90-të ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Lucas Vasquez dhe Gareth Bale. Me 60 pikë Real mban vendin e tretë një pikë më shumë se Valencia.

Atletico Madrid u mund dje nga Villareal në “El Madrigal” në shifrat 2-1 dhe shikon që Barcelona kryesuese e La Ligas të shkojë në 11 pikë avantazh. Griezmann kaloi në epërsi Atleticon në pjesën e parë ndërsa Unal në 10 minutat e fundit shënoi dy gola për Villareal dhe i dha fitoren “nëndetëses së verdhë” që mbetet në zonën europiane.

Kjo ishte java e Barcelonës që mposhti 2-0 Athletic Bilbao në “Camp Nou” dhe prek titullin kampion. Katalanasit fituan lehtësisht me golat e Paco Alcaser dhe të Leo Messit të shënuar që në pjesën e parë. Blaugranët kryesojnë në kuotën e 75 pikëve 11 më shumë se vendi i dytë. Në ndeshjet e tjera të javës së 29-të u shënuan këto rezultate, Celta Vigo-Malaga 0-0, Leganes-Sevilla 2-, Betis-Espanyol 3-0, Real Sociedad –Getafe 1-2, Valencia-Alavesh 3-1 , Deportivo-Las Palmas 1-1, Levante –Eibar 2-1.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën