Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juvenusit për shumë e 105 milionë eurove. Ai do të prezantohet te italianët të hënën, ndërsa blerja e tij ka tronditur jo pak opinionin sportiv. Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në ueb faqen e klubit.

Por sa është çmimi i një fanelle? Fanellat kushtojnë nga 137 euro, ndërsa ka edhe 104 euro. Dyqani i Juventusit në Milano kishte një rresht të pafund tifozësh prej se kur u hap nga ora 10 e mëngjesit. Sipas një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.

Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara. Në total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino. Sipas Il Sole 24 Ore, nëse llogaritet nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Sipas një llogarie të thjeshtë klubi italian ka arritur të nxjerrë gjysmën e shpenzimeve për blerjen e Ronaldos dhe deri tani ajo po del më fitimprurëse.