Ronaldo rrëmben 2 trofe: Po kaloj
momentin më të mirë të karrierës

Ronaldo rrëmben 2 trofe: Po kaloj<br />momentin më të mirë të karrierës
Duket se edhe ky vit do të flasë vetëm për sulmuesin e ekipit të Realit të Madridit, Ronaldo, pasi pas “Këpucës së Artë” iu dorëzua çmimi “Pichichi” që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligas si dhe trofeu “Alfredo Di Stefano”, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të kampionatit spanjoll.

Pas çmimeve, Ronaldo u shpreh mjaft i kënaqur me vlerësimin “Don Alfredon e admiroja, ishte një fenomen. Fakti që më krahasojmë me të është një nder dhe privilegj, si dhe më motivon më shumë për të bërë më të mirën. Ai fitoi simpatinë e gjithë botës. Objektivi im është të fitoj trofe kolektiv dhe individualë.

Do të punoj fort për t’i arritur. Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe të jap gjithmonë maksimumin. Nuk lodhem kurrë së fituari. Ndoshta po kaloj momentin më të mirë. Cdo vit tentoj të përmirësohem. Jam shumë i kënaqur, sepse edhe skuadra është mirë” deklaroi portugezi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë