Cristiano Ronaldo hedh poshtë të gjitha dyshimet për mos rikuperimin e plotë nga dëmtimi që pësoi fundin e edicionit të kaluar me Realin e Madridit, i cili i kushtoi edhe në kampionatin Botëror, pasi nuk arriti që të shfaqte cilësitë e tij më të mira duke mos shmangur eliminimin e shpejtë të Portugalisë që në fazën e grupeve.

“Dëmtimi ka kaluar, jam rikuperuar plotësisht, ndihem shumë mirë dhe dua ta filloj finalen e Superkupës së Evropës. Dua të bëj më të mirën time për gjithë sezonin, do të jap maksimumin, do të përpiqem të shënoj sa më shumë gola. Për mua çdo sezon është një sfidë, ndaj dua të jem në maksimumin tim” tha ai.

Këtë edicion qëllimi i shënimit të sa më shumë golave me Realin duket se do të jetë më i lehtë për Ronaldon pas mbërritjes së Kros dhe James, të cilët i bashkohen armatës së vjetër me Bale, Benzema, Modric, Alonso etj.


d.b/shqiptarja.com