Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë në La Liga këtë sezon dhe i jep fitoren Real Madrid. Galaktikët mposhtën me vështirësi 3-2 Malagan në Bernabeu dhe shkojnë momentalisht -7 pikë nga Barca. Benzema zhbllokoi takimin.

Edhe francezi u rikthye te goli duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 9-të. Por Malaga arriti të barazonte me Rolan në minutën e 18-të. Gjithsesi skuadra e Zidane pas tre minutash do merrte sërish avantazhin me brazilianin Casemiro që me kokë mposht portierin e miqve dhe me këtë rezultat do mbyllej pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Malaga do të befasonte Bernabeun kur Castro me një gjuajtje të fortë nga larg mposht Kiko Casillan dhe barazon shifrat në 2-2. Real nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe Ronaldo shpëton madrilenët.

Ylli portugez sheh ti pritet penalltia nga portieri Roberto por topi i rikthehet në këmbë dhe më pas e dërgon në rrjetë.Real mund Malagan 3-2.

Er.K/Shqiptarja.com