Ronaldo vendos “El Clasico”-n, 
hesht tifozët e Barcelona-s

Ronaldo vendos “El Clasico”-n, <br />hesht tifozët e Barcelona-s
Cristiano Ronaldo i dha fitoren Real Madrid-it në “El Clasico”-n e luajtur sot në “Camp Nou”.

CR 7 ka shënuar golin e tretë të ndeshjes që u fitua 2-1 nga “Los Blancos” në minutën e 85 pas një krosimi nga Bale.

Të tre golat u shënuan në pjesë e dytë, që dhuroi më spektakël se 45-minutëshi i parë.

E para shënoi Barcelona me Pique. Mbrojtësi spanjoll zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar me kokë pas një goditje këndi në minutën e 56-të.

Ndërsa, pas 6 minutash, vjen barazimi i Real Madrid-it me një gjysmë rrafishat nga Karim Benzema nga brenda zonës së penalltisë.

Edhe pse në minutën e 83-të madrilenët mbetën me 10 lojtarë pasi Ramos morri kartonin e dytë të verdhë, dy minuta më vonë vjen goli i fitores për Real Madrid-in.

Me këtë rezultat, diferenca mes “dy rivalëve të përjetshëm” shkon në 7 pikë. Gjithsesi, Barcelona e vendit të parë mbetet e favorizuar për të fituar “La Liga”-n.

Redaksia Online                          
(m.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)