Ronela Hajati reagon pas deklaratës së Luizit për sëmundjen e rrallë: Askush në lule të moshës nuk i meriton këto momente, jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë!

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së Luizit për sëmundjen e rrallë: Askush në lule të moshës nuk i meriton këto momente, jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë!

Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar për një nga banorët e Big Brother Vip” , mesa duket edhe mik i saj që prej adoleshencës,  Së fundmi, ajo ka bërë një postim një rrjete sociale dhe risjell në vëmendje rrëfimin e Luizit brenda shtëpisë, momentin kur ai i tha Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë.

“Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.

"Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht", tha Luizi.

"Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija", iu përgjgj Kiara.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë