Rosela Gjylbegu: Rikthehem në duet me Sinan Vllasliun

Rosela Gjylbegu: Rikthehem në duet me Sinan Vllasliun
Ajo vazhdon të mbetet mjaft aktive në skenën shqiptare dhe gjithmonë vjen ndryshe për publikun. Rosela Gjylbegu, një nga zërat më të veçantë të muzikës së lehtë shqiptare, i ka ngjitur një nga një shkallët e suksesit të saj. Për herë të parë do të shfaqej në një skenë si ajo e “Etheve të se premtes Mbrëma”, një sfidë e suksseshme për vajzën shkodrane, e cila arriti të prekte finalen duke u pozicionuar në vendin e tretë. E që prej asaj kohe impenjimet e saj artistike do të bëheshin pjesë e pandashme e karrierës së saj. Rosela Gjylbegu çdo vit ka qënë pjesë në Festivalit Kombëtar me këngë të cilat janë vlerësuar edhe me çmime, por një nga hitet më të bukura të saj është “ Rruga e zemrës “, një duet me këngëtaren kosovare Eliza Hoxha, me të cilën fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike” . Në një rrëfim për suplementin “THASH&THEM”, Rosela flet për bashkëpunimin e saj më të fundit muzikor, me këngëtarin kosovar Sinan Vllasaliu dhe për klipin e tyre që pritet të dal shumë shpejt në treg. Ajo tregon se këngë është një baladë dashurie e viteve ‘60, që gjithsecili do të gjej veten në të. Gjylbegu thotë se videoklipi do të ketë shumë risi dhe shpreson që të pëlqehet shumë nga publiku . Përpos realizimit të këngëve dhe videoklipeve, Rosela Gjylbegu ka marr pjesë edhe në “Këngët e shekullit”, që për të ka qënë një eksperiencë e papërsëritshme.

Rosela së shpejti do të sillni për publikun një këngë dhe klip të ri, si titullohet ajo dhe për çfarë flet?

Po është e vërtet dhe mezi po pres. Është një bashkëpunim shumë interesant dhe klipi del për pak ditë. Titullin dhe më tepër do t’ua lë surprizë (qesh). Unë pata kënaqësinë të punoj me një artist si Sinan Vllasaliu shumë i dashur e i pëlqyer për publikun shqiptar, me një karrierë të gjatë artistike me kënge hite. Shpresoj që edhe kjo kënge të pritet mirë.

Kush është kompozitori i këngës?

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, kompozitor nga Kosova shumë i njohur për këngët e tij, të cilat janë kthyer në hite nga këngëtarë shumë të njohur mbarëshqiptar, dhe orkestruar nga Dritëro Shaqiri.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë këngë?

Mendoj se kishte ardhur momenti për një këngë të re dhe jam e nderuar sepse bashkëpunimet që unë kam pasur fatin të punoj kanë qënë gjithmonë me artista shumë të njohur . Shpresojë që edhe kjo kënge do pritet mirë. Besoj se me këtë duet ia kam arritur qëllimit, e mbi të gjitha sepse kisha dëshirë të isha përsëri afër publikut me risi .

Ku është xhiruar ky klip ?

Klipi është xhiruar në Shkup nga Alexander dhe së shpejti do të jetë ekskluzivisht në Supersonic Tv . Meqë më jepet rasti dua ti falenderojë nga zemra për punën, përkushtimin e përkujdesin e regjizorit dhe e Televizionit Supersonic, që është më i miri në tregun shqiptare.

Kohët e fundit keni bashkëpunuar më tepër me këngëtar nga Kosova, pse kjo zgjedhje?

Ne jemi një për mua s’ka diferencime se jemi gjithë shqiptar, rëndësi ka të bëjmë muzikë të bukur që të pëlqehet nga publiku.

Mendoni që kënga do të ketë të njëjtën sukses si bashkëpunimi juaj me Eliza Hoxhën?

Shpresojë shumë edhe pse është një tjetër stil si këngë, por uroj vërtet të ketë po atë sukses . (qesh)

Keni në plan të bashkëpunoni përsëri me Elizën?

Pse jo, ne jemi mikesha shumë të mira dhe bashkëpunimet tona kanë fryte pozitive ndaj s’do mungojnë.

Këtë vit ishit pjesë e këngëve të Shekullit, si u ndjetë ?

E nderuar. Unë kam 2 vite radhazi që jam pjesë e këtij projekti gjigand të Tv Klan dhe ju jam shumë mirënjohëse për ftesen e këtë mundësi që më dhanë vëllezërit Laço e Adi Hila. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Ju kemi parë të këndoni në zhanre të ndryshme muzikore, ku ndjehet Rosela më komode?

Falë “Këngëve të Shekullit” njerëzit e njohën Roselën në shumë zhanre dhe jam e lumtur që e pritën mirë. Ishte një publicitet i jashtëzakonshëm, unë ndihem rehat kudo ku ka këngë të bukura s’ka rëndësi nëse është muzikë e lehtë apo popullore , sigurisht jam përpjekur që të jem e kujdesshme në përzgjedhjet e mia duke iu përshtatur vokalit dhe duke mos dalë nga natyra ime dhe kjo padiskutim nga përkujdesi i stafit të mrekullueshëm.

Po muzika popullore sa vend zë në karrierën tuaj?

Zë një vend shumë të rëndësishëm pasdiskutim dhe falë kësaj experience, unë e përforcova këtë bindje.

Ju pëlqejnë vetëm këngët shkodrane?

Jo vetëm, por duke qënë se në genet e mia rrjedh kënga e embël shkodrane, them se më përshtatet më tepër dhe zëri im fle më rehat.

Rosela çfarë është muzika për ju?

Një thesar , terapi për shpirtin, mendjen...

Keni ndonjë këngëtar që ju frymëzon apo që ju ka frymëzuar gjithmonë?

Sigurisht edhe un kam idhujt e mi që më kanë fryëmzuar, janë të shumtë edhe të pavdekshëm.

A ndjeni konkurrencë në fushën e muzikës, dhe sa ju motivon kjo për të sjell materiale sa më cilësore për fansat tuaj?

Edhe pse ndihet që tregu është i mbingopur sidomos nga “pseudo artista”, kjo s’më bën të dekurajohem përkundrazi motivohem të bëj atë muzikë që un dua të këndoj. Ato këngë që do prekin thellë shpirtin e gjithë atyre dashamirësve e mbështetësve që dinë të vlerësojnë cilësinë dhe jo sasinë.

Rosela prej kohësh punoni në administratën e Parlamentit Shqiptar, si ndiheni?

Ndihem me fat që punoj në një institucion kaq të rëndësishëm. Është një eksperiencë ku kam mësuar shumë dhe një punë të cilen unë e bëj me shumë dashuri dhe e vlerësoj shumë këtë munëdsi që më është dhënë .

E shihni veten në politikë, në të ardhmen?

Se di ... se kam menduar akoma deri më sot.

Sa kujdeseni për lukun tuaj?

Zë një pjesë të rëndësishme si për të gjithë besoj.

Po me veshjen tuaj kush merret?

Kryesisht vet ose me mikeshat e mia që gjithmone më shoqërojnë e konsultojnë.

Preferoni më tepër veshjet klasike apo sportive?

Un preferoj veshjet praktike sepse kjo është dhe natyra ime. Dua gjëra të thjeshta , fine koherente por edhe duke parë se çfarë mua më përshtatet me natyrën e këngës.

Ju kemi parë të merrni pjesë në Kënga Magjike, apo në festivalin e fund vitit në RTSH, po në Top Fest pse nuk keni marr pjesë?

S’ka rënë rasti por jam ende në kohë. Në një të ardhme pse jo mund te jem edhe un pjesë e Top Fest.

Si ndiheni në këto dy skena të muzikës shqiptare?

Në skenë ndihem fatlume që mund të ndaj me gjithe publikun emocionet e mia dhe s’ka kënaqsi më të madhe kur edhe ato e gjejnë veten në këngët e mia, sepse ti e ndjen që prek në zemrat e tyre në ndjeshmërinë e tyre. Janë emocione që sado të flasësh nuk arrij ti shpreh dot por i shijoj.

Në karrierën tuaj muzikore jeni vlerësuar me shumë çmime, kë do të vlerësonit si më të arririn?

Çdo moment ka vlerën tij të veçantë, s’di ti ndaj sepse periudha e përjetimit është e ndryshme dhe kjo e bën të bukur, çdo emocion është krejt i veçantë e i papërseritshëm.

Mendoni se jeni njeri me fat?

Them se po (qesh)

Cili është miku juaj më i mirë?

Kam shumë miq të mirë, jam me fat u’a thashë.

Çfarë të rejash kemi nga jeta juaj personale?

No coment ... (qesh)






  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri