Roshi për Vitin e Ri: Mendoni
pozitivisht e me dashamirësi

Roshi për Vitin e Ri: Mendoni<br />pozitivisht e me dashamirësi
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është ftuar nga Partia Socialiste e Bashkisë Kavajë për darkën e fundvitit.

Përmes disa fotove të postuara nga festimet nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kavajës, shikohet kur Roshi flet me mikrofon para të ftuarve.

Postimi është shoqëruar edhe me këtë mbishkrim''“Gëzuar Vitin e Ri, paqe paqe dashuri e harmoni paçi në familjet tuaja. Momente nga festa e fundvitit Partia Socialiste Kavajë. Bashkë do t’ia dalim!”

Kreu i Bashkisë Kavajë, Roshi ka shkruar gjithashtu një status në rrjetin social Faceook ku ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e RI.

“Faleminderit Zotit për çdo të mirë që ka sjelle për ju në 2016. Ju uroj një vit sa më të mbarë, me sa më shume paqe dhe qetësi në shpirtin tuaj.Të jetë një vit i begatë, të keni shëndet në familje ju dhe njerëzit tuaj më të dashur. Mendoni sa më shumë pozitivisht dhe dashamirësi më shumë në jetët tuaja dhe do t’ja dilni. Kalofshi gëzuar”, shkruan Rroshi.

Roshit iu hoq mandati këtë të enjte nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, por më pas dhe kryeministri Rama firmosi menjëherë shkarkimin e tij. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash