Roskovec, Rama: 4-vjeçarin e 
ardhshëm rrisim pagat me 40%

Roskovec, Rama: 4-vjeçarin e <br />ardhshëm rrisim pagat me 40%
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur nga Roskoveci, në Qarkun e Fierit, programin qeverisës për 4-vjeçarin e ardhshëm. 

Rama u shpreh se mandatin e ardhshëm qeveria e PS do rrisë pagat me 40%, ndërsa rroga minimale nuk do jenë nën 30 mijë lekë. 

"Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind nëse na jepni timonin. 

Ne jemi të bindur se rrogat minimale do ta çojmë në 300 mijë lekë, se do të rrisim çdo ditë pensionet. 

Ne jemi të bindur se duke hequr taksën mbi vlerën e shtuar dhe duke kthyer subvencionin për fermerët në një sistem të drejtë, do t’i japim çdo fermeri mundësinë që të ngrihet ekonomikisht si asnjë herë më parë. 

Ne jemi të bindur se rrogat do t’i rrisim 40 përqind në 4 vitet e ardhshme. Rilindja urbane do të shtrihet në njësitë administrative, deri në fshatin më të largët. Ripërtëritja e sistemit arsimor do të vazhdojë, vetëm nëse ju nuk i lejonin partitë e tjera që të mos fusin duart"
, u shpreh Rama

"Rrisim pensionet çdo vit"
Një tjetër premtim i kreut të qeverisë ishte edhe ai për pensionet kur u shpreh se do të rriten çdo vit.

Përpara zgjedhësve të Roskovecit, Rama tha se pensionet do rriten çdo vit gjatë mandatit të dy qeverisës.  

"Do të rrisim çdo ditë pensionet", ishte premtimi i Ramës. 

Kreu i qeverisë iu kthye edhe sulmeve në adresë të partive të vogla. Ai kërkoi votën për PS-në, në mënyrë që partitë e vogla që të mos kenë asnjë mundësi të kontrollojnë pushtetin dhe të abuzojnë me të.

"Mos i lejoni partitë e tepsisë që t'i fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj. 

Në 25 qershor një votë edhe më e fuqishme e PS do bëjë që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë 4-fishin e këtyre që bëmë në 44 muaj.

Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat.

Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj",
tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)