ROSKOVEC- Partia Socialiste vijon prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit në Roskovec, në qarkun e Fierit. Gjatë takimit elektoral me qytetarët e zonës, kreu i PS-së u ndal tek vështirësitë ekonomike me të cilat përballen çdo ditë shqiptarët, për shkak të mungesës së të ardhurave. Rama tha se “me anë të votës, qytetarët duhet t’i japin fund rrënimit ekonomik, shkatërrimit të biznesit nga taksat e larta dhe të votohet për t’i dhënë mundësi rritjes së punësimit
Rama tha se “do të ndalemi tek dhënia e certifikatave të pronësisë për çdo fermer. Po kështu do të investojmë për sistemin e ujitjes, dhe do të mbrojmë nga përmbytjet çdo metër tokë ku është mbjellë prodhimi”.
“Do të heqim taksën për biznesin e vogël, në mënyrë që t’i japim mundësi shumë qytetarëve për të hapur një biznes të ri. Po kështu do të bëjmë zero taksën e plehrave dhe inputeve bujqësore, do të heqim taksën e akcizës së naftës dhe çmimin e saj për të gjithë ata që jetojnë me tokën”, tha kreu i PS-së.
Duke u ndalur tek sistemi shëndetësor, kryesocialisti tha se forca politike që ai drejton në programin e saj parashikon shërbim falas për të gjithë qytetarët.
“Me votën e 23 qershorit do të shkruajmë një histori të re, të kthimit të Shqipërisë në punë, dhe dhënies së mundësisë për çdo qytetar që të fitojë para me punë të ndershme, në mënyrë që të mos shkojë në dyqan kokulur për të blerë bukë e ushqime me borxhe”, tha Rama.
Ndërkaq, Rama ftoi qytetet të votojnë numrin 29, si dhe të gjithë “demokratët e zakonshëm t’i bashkohen PS për votën e 23 qershorit, pasi edhe ata janë pa punë si ju, dhe me votë duhet të pushojnë Saliun nga puna.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kuçovë, kreu i PS:Kush kuçedër e mori ujin? Po naftën?