Një diskutim i pak kohëve më parë në programin “Quo Vadis” merr sërish vëmendje për shkak të një emri: Dritan Goxhaj. I ftuar në një panel ku po diskutohej ndryshimi i sistemit, personi që lexoi të hënën 5 kërkesa kundrejt qeverisë përpara protestuesve te kryeministria, ka shfaqur një nga idetë e tij radikale për të ndryshuar sistemin.

Sipas tij, rotacioni politik mund të vijë edhe nga plumbi, si në rastin e Avni Rustemit. Por, Goxhaj thotë se ndërsa akti është i lehtë, nevojitet mbështetje politike.

Dritan Goxhaj: Mund ta bëjë edhe plumbi.

-Kush?

Dritan Goxhaj: Plumbi.

-Çfarë ke parasysh, “21 janarin”?

Dritan Goxhaj: Jo, kam parasysh rastin e Avni Rustemit.

-Duke eliminuar liderët politikë.

Dritan Goxhaj: Absolutisht po.

-Por kjo është shumë e rëndë.

Dritan Goxhaj: Do e bëjmë si në Irak. Për ta bërë është e lehtë, për ta marrë përsipër është e rëndë. Akti është i lehtë, por do mbështetje politike që ti të bësh rotacion.

-S’janë deklarata këto për të thënë.