Ky është fati i të gjithë këngëtarëve të suksesshëm që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jo me familjen, por në krye të detyrës...! Të njëjtin fat do të ketë edhe sivjet këngëtarja Rovena Stefa e cila ka pohuar se gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jetë duke kënduar në një prej lokaleve të Prishtinës, ku edhe ka pranuar të trokasë gotat me klientët dhe jo me të afërmit e saj.