Disa muaj më parë autori i ngjarjes Besim Ndreu ka marrë përsipër që të marrë në Greqi djalin e madh të 47-vjeçarit Artur Gjiza. Ai në shkëmbim të këtij nderi që po i bëntë shokut të tij Arturit, i kërkoi si shpërblim 200 euro. Arturi ja kishte dhënë eurot dhe përveç këtyre i ka dhënë edhe 100 mijë lekë të tjera.

Por kur 17-vjeçari ka arritur në shtetin fqinjë të Greqisë ka kuptuar që gjithçka ka qenë një mashtrim nga shoku i babait të tij. Ai ka mbetur i vetëm në një shtet të huaj, pasi Besimi nuk kishte pranuar që ta merrte në shtëpinë e tij.

Djali duke mos pasur zgjidhje tjetër ka telefonuar tezen e tij, e cila jetonte me familjen në greqi dhe i ka kërkuar saj që të shkonte ta merrte. “E merrja në telefon Besimin për ti thënë që të më mbante në shtëpinë e tij, por ishte e kotë sepse ai e kishte mbyllur fare numrin” shprehet 17-vjeçari.