Ndarja midis modeles Heidi Klum këngëtarit Seal ishte e paparitur për gjithë fansat e tyre. Megjithatë pas disa muajve vetë këngëtari ka bërë një deklaratë shokuese për tabloidin TMZ.

Sipas tij modelja bukuroshe e ka tradhëtuar me bodyguardin e saj kohë më parë se të kërkontë divorcin.

Deklarata e Seal u shoqërua edhe nga disa foto ku bie në sy afrimiteti i modeles me bodyguardin e saj.

“Prej tij nuk kam pritur asnjëherë asgjë të mirë, megjithatë do të kisha dashur që Heidi të tregonte pak më shumë klas,”- është shprehur Seal.

Gjithashtu këngëtari theksoi se këtë histori e ka lënë pas krahëve dhe mendon vetëm për mirëqënien e fëmijëve të tij,  si dhe dëshiron të rindërtojë jetën e tij  me dikë tjetër.

(xh.k/shqiptarja.com)