TIRANE-Viktor Gushi, supergrabitësi i bankave dhe vrasësi serial vashdon ti surprizojë anëtarët e grupit hetimore që po punojnë për zbardhjen e serive të vjedhjeve të pohuara prej tij.

Gjatë marrjes në pyetje, 37 vjeçari mësohet se ka pohuar se argjendarin Rrapo Sinanaj e njihte pasi me të kishte udhëtuar vetëm një herë me taksi. Sipas tij, para disa vitesh Sinanaj punonte si taksist dhe qëndronte gjithmonë në zonën e 9-të katëshve në kryeqytet. Një nga klientët e shumtë të Rrapo Sinanaj ka qënës dhe vrasësi Viktor Gushi, i cili ka pohuar se kishte udhëtuar me të, pasi e kishte marë si taksist nga zona e 9-të katëshve duke e çuar deri tek konviktet e inxhinierisë tek 21 dhjetori, ku Gushi jetonte me qëra.

Mirëpo pas një periudhe kohore, Gushi e ka konstatuar rastësisht fytyrën e taksistit me të cilin kishte udhëtuar në një dyqan argjendarie që ndodhej në rrugën "Ferit Xhajko". Kaq ka mjaftuar që atij ti lindë në kokë ideja e grabitjes së kësaj argjendarie, duke filluar të planifikojë që atë ditë grabitjen e rradhës. Për rreth dy javë me rradhë ai ka studiuar me lehtësi të gjitha rruget se nga do kalonte dhe më pas është hedhur në aksion, duke hyrë në ambjentet e argjendarisë një mbrëmje të premte. Gushi ka treguar se kjo grabitje ka dështuar dhe se s'ka arritur të marë asnjë send me vlerë, për shkak se ka hasur në rezistencën e argjendarit Rrapo Sinanaj të cilin ai e ekzekutoi me tre plumba pistolete.
(sg/shqiptarja.com)