TIRANE- I arrestuari i natës së të enjtes është i denjë për një film horror. Një vrasës që planifikonte gjithçka, dhe shumë preciz në atë që bënte. Një vrasës i ftohtë dhe pa mëshirë.
Rrëfimi i Viktor Gushit i ka shtangur të gjithë ata oficerë policie që gjatë natës morën pjesë në një seancë të gjatë pyetjesh. Jo më shumë për mënyrën se si i kryente grabitjet me armë, se sa për qetësinë dhe kujtesën me të cilën ka treguar të gjitha për cfarë ai pranoi të fliste.
Një burim i Gazetës IDEA që ndodhej gjatë pyetjes nga policia të Viktor Gushit dha detajet e mëposhtme.
Viktor Gushi ka rrëfyer se grabiste të premteve, sepse sipas tij kjo ishte dita e tij me fat. Por ndonjëherë ai bënte edhe perjashtime sikurse rasti më i fundit kur tentoi të grabiste të hënën NBG bank.
Grabitjen e parë të një banke në Tiranë e bëra tek Zogu i Zi. Unë i studioja bankat, planifikoja çdo moment, nuk duhet të qëndroja më shumë se tre minuta në bankë. Gjithashtu llogarisja edhe rrugët nga do kaloja në mënyrë që kur policia të ishte ne vendngjarje unë isha tepër larg dhe i paidentifikuar. Pas kësaj shkoja në banesën që kisha marrë me qera dhe më vonë ulesha në një lokal dhe dëgjoja lajmet që tregonin përe ngjarjen në fjalë. Që kur erdha në Shqipëri, pas kthimit nga Greqia ku u dënova me pesë vjet, jam dënuar dy herë nga gjykata. Njëherë për një vjedhje në një fabrikë ku punoja, më kallzoi vetë pronari, por ndenja fare pak në qeli. E po kështu njëherë u dënova për aksident, por nuk u dënova nga gjykata – mësohet të ketë thënë Viktor Gushi
Pyetjes së njërit prej hetuesve se pse i qëllonte punonjësit ku hynte për të grabitur, ai është përgjigjur se kushdo që i bënte rezistencë apo tentonte të njoftonte policinë, ai e kishte ndarë mendjen ta qëllonte. “Kam vjedhur 15 banka në Tiranë – mësohet të jetë rrëfyer Viktor Gushi. Katër arka të UKT dhe dy posta. Një arkë të UKT dhe të postës i grabita kur kisha marrë me qera shtëpinë tek Medreseja, dhe e kisha studiuar mirë terrenin”.
Por arkëtaret e postës pse e qëllove?
E qëllova sepse ajo po vonohej dhe po më ikte tre minutëshi i kohës për të grabitur.
Po gruan tek posta e ujësjellësit tek Shkolla e Baletit?
E qëllova sepse ajo më ofendoi, i futa pistoletën në gojë, por pastaj mora vesh nga lajmet që kishte shpëtuar?
Po për ngjarjen e vrasjes së pronarit te argjendarise, Rrapo Sinanaj?
E kisha studiuar edhe atë grabitje. Si do largohesha, ku do ishte policia kur unë të ikja në këmbë, pra si gjithmonë i kisha studiuar. Hyra në argjendari, i thashë atij mos bëj zhurmë dhe bindu se nuk të bëj gjë po u binde, por ai filloi të bërtiste. Ca njerëz nga farmacia po shikonin. E qëllova dhe dola ne derë. Ai filloi sërisht të bërtiste. Atëherë u ktheva dhe e vrava. E qëllova edhe dy herë të tjera.
Nuk të erdhi keq për atë kosovarin e shkretë që arrestuam më pas, pasi ai ishte i pafajshëm?
Më erdhi por unë e dija që do lirohej sepse nuk kishte asnjë provë.
Na thuaj për ngjarjen e fundit, çfare kishe planifikuar dhe a kishe menduar se do të përfundonte kështu?
Në fakt kisha bërë plan të grabisja një bankë në rrugën e Elbasanit, por pasi e studiova mirë vura re qe ata po vendosnin kamera. Ndryshova plan. Fillova studjoja bankën NBG. Gjëja e parë që shikoja ishte si qëndronin rojet. Nëse ata qëndronin ulur e kisha më të lehtë. Studjova rrugën nga do hyja dhe nga do dilja. Piva kafen në mëngjes dhe atë ditë sërisht nisa studimin. Hyra në bankë i thashë asaj mos bëj asnjë rezistencë ma mbush qesen. Ajo filloi të vonohej. I thashë dëgjo se je pas këtij banakut prej dërrase unë të vras kështu që mos u vono. Në atë moment u afrua roja, unë kujtoja se ai do më qëllonte, qëllova arkëtaren dhe pastaj rojen.
S’të erdhi keq?
Më erdhi keq. Por edhe une rrezikoja t’më vriste policia nëse më kapte aty. Shkova në banesë. U lava dhe sërisht pashë lajmet në televizion. Te nesërmen pashë identikitin. Kur pashë identikitin mendova kaq ishte. Por isha i qete. Dola për të lozur dhe siç duket dikush më pa.
Po familja jote e dinte që t’i grabisje?
Jo askush. Unë jetoj vetëm. Kam qenë i martuar për katër vjet dhe me ish gruan kam jetuar në Greqi, u ndame dhe s’kam fëmijë. Unë nuk e di ku ndodhet ajo.
Çfarë bëje kur nuk grabisje?
Unë jam klient i rregullt i kazino Tajvanit dhe kazino Rozafës. Kam edhe karta me vlerë disa mijë euro që shkoja lozja. Kam patur fat në kazino.
Kjo ka qene dëshmia që ai ka dhënë natën e arrestimit. Gjatë ditës së premte.
Gushi ka vijuar të merret në pyetje. I pyetur për mënyrën e ekzekutimit të grabitjes ai pohoi: “Në dorën e majte mbaja një çorape grash, në dorën e djathtë mbaja pistoletën”. Për banesën e fundit ku ai jetonte me qera, në rrugën Don Bosko, Viktor Gushi ka shpjeguar se e kishte gjetur për shkak të grabitjes së argjendarit që mbeti i vrarë në fund të vitit 2011, shtetasit Rrapo Sinanaj.
Policia ka këmbëngulur për të mësuar nëse kishet apo jo ndonjë raport apo lidhje me ndonjë femër, që mund të ishte edhe bashkëpunëtore, pasi Viktor Gushi është i divorcuar dhe sic është shprehur, një natë më parë nuk kishte informacion ku ndodhej ish bashkëshortja pasi ishin ndarë në Greqi. “Jo, nuk kisha nevojë për femra, ka thënë viktor gushi. I gjeja me pagesë, i merrja ku banoja, i paguaja nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë, varet”.
Policia: Po armën ku e gjete?
Viktori: Tetë grabitjet e para i bëra me një pistoletë Zastava. Pastaj e hodha poshtë”
Policia: Ku e gjete këtë pistoletë?
Viktori: Ja bleva dikujt që më duket se ishte kosovar, për 200 mijë lekë. Pastaj bleva pistoletën TT, e bleva tek rruga Bardhyl për 500 m,ijë lekë.
Policia: E njeh personin që ta shiti armën?
Viktori:Po, nëse e shoh e njoh, nëse ma nxirrni para e mbaj mend
Policia: Nuk kishe frikë se femrat që sillje në shtëpi do shikonin pistoletën.
Viktori: Jo, sepse ato skishin punë pse të kontrollonin në banesën time.
Policia: Po maskën ku e gjeje?
Viktori: Vështirësi e madhë të bësh një maskë, përshembull me corape grash apo sende të tjera.
(Marre nga gazeta IDEA/ Kliti Topalli)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com