Rrëfimi i shqiptares: Ja puna
ime si vajzë eskortë në Dubai!

Rrëfimi i shqiptares: Ja puna<br />ime si vajzë eskortë në Dubai!
Ka marrë vëmendjen e të gjithëve dëshmia e Almës, vajza shqiptare që punon si eskortë dhe prej pesë vitesh shkon në Dubai. Ajo e ka dhënë dëshminë e saj në Top Show, por pa treguar fytyrën.

Ajo ka pohuar publikisht se çmimet variojnë nga 200 për një orë deri në 1500 euro nata. “Nuk pres që askush të më paragjykojë pasi unë dua dhe e bëj një shërbim të tillë”– ka thënë Alma në rrëfimin e saj.

Ajo ka pohuar se shumë vajza eskorta nuk kanë dijeni për njëra­tjetrën pasi gjithçka duhet të jetë diskrete dhe pa dijeninë e askujt.

Ajo shpjegoi ditën e saj nga mëngjesi e deri në mbrëmje nën shoqërinë e sheikut i cili e merr atë me vete kudo, madje edhe ne takime me ambasadorë.
Ajo ka ndërmend ta bëjë edhe për pak kohë këtë punë, pasi mosha mesatare e eskortave në Dubai është 23 vjeç.

“Unë njoh edhe djem që punojnë në Dubai në punë të ndryshëm, jo vetëm femra. Pasi ai është një vend i mundësive të mëdha, por jo të gjitha femrat duhet të ndjekin modelin tim. Vajzat eskortë njihen ndryshe si prostitutat e luksit, të cilat paguhen për të kryer shërbime seksuale zakonisht në persona të “rëndësishëm”.
                  
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve