Rrëfimi i ushtarit USA: Osama
bin Laden e gjetëm të vrarë

Rrëfimi i ushtarit USA: Osama <br />bin Laden e gjetëm të vrarë
NJU JORK- Osama Bin Laden ishte i vdekur në momentin kur trupat speciale amerikanë të "Navy Seals" hynë në dhomën ku ai ndodhej në Abotabad të Pakistanit. Libri "No Easy Day" i shkruar nga njëri prej efektivëve të forcave speciale që mori pjesë në aksionin e majit 2011 kundërshton hapur versionin zyrtar për ngjarjen.

Matt Bissonnette shkruan se Bin Laden u gjet i shtrirë në tokë me një vrimë plumbi në kokë dhe duke notuar në gjak. Bissonete thotë se ishte direkt pas efektivit të parë dhe po ngjiteshin në shkallët e banesës në momentin kur dëgjuan të shtëna surprizë. Në atë moment dyshohet se një person doli me shpejtësi nga dhoma e tij. Në momentin kur forcat speciale hynë në dhomë e gjetën Osamën në tokë me plagën në pjesën e djathtë të kokës dhe dy gra që po e vajtonin sipër trupit.

Ata i larguan gratë dhe më pas qëlluan trupin e Bin Laden sërish disa herë duke testuar armët me lazer. Në libër sqarohet se më pas u gjetën dy armë pas derës, një AK-47 dhe një pistoletë Makarov por të papërdorura. Versioni zyrtar i dhënë nga administrata amerikanë pas operacionit në Pakistan ishte se Bin Laden u qëllua për vdekje në momentin kur hyri në dhomë pasi ekzistonte frika se mund të rrëmbente armën për të qëlluar. Autori i cili tanimë rrezikon të përballet me drejtësinë për nxjerrje sekreti hetimor ka mbrojtur të drejtën e tij për të botuar librin pa u konsultuar me strukturat e inteligjencës. "Që prej majit 2011, çdo kush që prej Presidentit Obama deri tek admirali McRaven kanë dhënë intervista për operacionin", shkruan autori duke këmbëngulur se "nëse shefi im ka dëshirën të flasë, unë ndjehem rehat të bëj të njëjtën gjë". Në fillim libri u shkrua nën pseudonimin Mark Owen dhe vetëm ditën e martë “Fox News” zbuloi emrin e vërtetë të autorit. "No Easy Day" pritet të dalë më 4 shtator në treg por deri më tani porositë dhe kurioziteti e kanë bërë librin më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai