Rrëfimi/Topalli: Berisha miku im
në PD! Dhe një moment "krisje"

Rrëfimi/Topalli: Berisha miku im<br />në PD! Dhe një moment "krisje"
Ajo është një zonjë që di të tërheqë vëmendjen, ndoshta edhe për shkak të karakterit të fortë që ka, apo edhe për postet e larta qe ka mbajtur.

Megjithatë sot do ju njohim me një Jozefina Topalli që rralle e keni ndeshur.

Në një intervistë sa larg aq edhe afër politikës, Jozefina Topalli rrëfen jetën e saj. Në ditët e vështira të politikës shqiptare, Topalli vjen ndryshe, ashtu siç rrallë e kemi parë në media, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë nga familja, që prej vitit 2013.

E cilësuar si zonja e hekurt, Jozefina Topalli rrëfen se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 96.

Është bërë pjesë e politikës 20 vite më parë, e miqtë tashmë janë shumë. Por sot Jozefina Topalli ka 2 emra që veçon, e njëri sigurisht është Sali Berisha.

Ajo rrëfen momentin kur ka debatuar me Berishën, pasi ky i fundit e propozoi për nënkryetare të PD. 

“Takimi me Berishën duhet të ketë qenë një pritje që ka bërë ai në Presidencë.

Në '96 jemi takuar për herë të parë në fushatë.

Kur zoti Berisha dha dorëheqje si president, aty nisi bashkëpunimi.

Kur më propozoi si nënkryetare të PD Berisha i thashë: Nuk dua, s'e bëj dot, nuk di. S'e kam atë eksperiencë, gjej një tjetër.

Edhe në mbledhje të Këshillit Kombëtar që është bërë jam ngritur dhe kam thënë s'e pranoj.

Më pas janë ngritur shumë kolegë dhe më kanë thënë se s’duhet të refuzoja.

Më kujtohet që ka thënë Leonard Demi që më ka thënë bëjë. E më pas kam pranuar
”, shprehet Topalli./ Intv

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur