Rrëmbeu vitin e kaluar një person
policia kap 29 vjeçarin Vitor Islami

Policia e Tiranës ka kapur Vitor Islamin i cili me një ka rrëmbyer në muajin korrik të vitit të shkuar një person. Pas dhënjes së vendimit për dënimin e tij, ndonëse në mungesë, ai është kapur nga policia sot.

Vitor Islami, 29 vjeç ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës parë për Krimet e Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkalles I për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Rrëmbim personi" dhe "Trafikim i narkotikeve" e kryer ne bashkëpunim.

Vitor Islami në bashkëpunim me Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha, dyshohet se kanë rrëmbyer R. L.( A. K) në qytetin e Sarandës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë