MILANO- Marjus Anuta një nga tre shqiptarët e arrestuar dhe akuzuar për rrëmbimin e financierit personal të ish kryeministrit Italian Silvio Berlusconi është rrëfyer para prakurorëve.

Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në rrëmbinin e Guseppe Spinellit por ka saktësuar se ka pasur vetëm rolin e shoqëruesit duke shtuar se për këtë ishte premtuar se do të paguhej, por nuk kishte marrë asnjë lek.

“Detyra imë kryesore ishte të mos lëndohej askush nga personat e marrë peng dhe armët që kam përdorur gjatë gjithë kohës kanë qenë armë lodër”. Edhe Spinelli dhe bashkëshortja e tij kanë thënë se askush s’i ka keqtrajtuar apo lënduar gjatë momenteve që ata kanë janë mbajtur peng. Për rrëmbimin e financierit aktualisht në prangat e policisë kanë rënë 6 persona mes tyre 3 shqiptarë, dy vëllezërit Ilirjan dhe Laurenc Tanko si dhe Marjus Anuta.

(sg/shqiptarja.com)