RRESHEN-Protesta për pronësinë e tokës, ku do të ndërtohet HEC-i i Qafë Mollës në Burrel ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe banorëve. Banorët e këtij fshati pretendojnë pronësinë e tokës, ku po kryhen punimet për nddërtimin e këtij HEC-I, ndaj kanë kërkuar prej ditës së djeshme ndërprerjen e punimeve. Protesta e tyre ka nisur dje dhe policia shoqëroi 10 persona në komisariat, të cilët pas marrjes në pyetje u lanë të lirë. Fakti që firma ka vijuar edhe sot punimet për ndërtimin e këtij HEC-i ka shkaktuar reagimin e anëtarëve të fisit Gjomarkaj, banorë të fshatit Qafë-Mollë, të cilët janë grumbulluar para komisariatit të policisë së Rrëshenit. Protesta e tyrë ka përfunduar në përplasje fizike me uniformat blu, madje dëshmitarë në vendngjarje thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna në ajër nga policia. Banorët që pretendojnë pronësinë e tokës ku do të ndërtohet HEC-i këmbëngulin në arritjen e një marrëveshje me firmën ndërtuese, në të kundërt theksojnë se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve. Policia ka shoqëruar 4 vëllezër të fisit Gjomarkaj, ndërsa të tjerët qëndrojnë para komisariatit në pritje të zgjidhjes së situatës së krijuar.
(jd/shqiptarja.com)