TIRANE – Një pjesë e mirë e kryeqytetit ka mbetur sot pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një avarie të rëndë që ka ndodhur në Shën Mëri, bëri të ditur ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës (UKT).
Shkak për këtë avari mësohet se është bërë një rrëshqitje e dherave në zonën në fjalë e cila ka ardhur si pasojë e shirave me intensitet të lartë që janë rregjistruar gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet dhe zonat përreth. Kështu, linja e transmetimit 700 MM është shkëputur.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka njoftuar se ka nisur punën për riparimin sa më parë të avarisë. Nuk ka një njoftim se kur mendohet që gjendja të kthehet në normalitet.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com