Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë ditën e sotme në zonën e Sharrës në Kombinat, ku ka vizituar dhjetra banorë të cilëve ju rrezikohen banesat si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Sipas Palokës, pas denoncimit të tij janë shfaqur autoritetet e emergjencave civile dhe ministri i Brendshëm, Tahiri. 

Paloka me banorët e Sharrës: 

“Jam këtu me kërkesë të banorëve, sepse ka dy ditë që ka rrëshkitur dheu në këtë zonë. Siç e shihni edhe vetë, situata është vërtetë e rëndë. Siç duket banorët pas kërkesave të vazhdueshme që kanë bërë për t’u ardhur në ndihmë, janë ndjerë pa mbështetje dhe pa mbrojtje duke na njoftuar ne. Më vjen mirë që kanë ardhur emergjencat civile dhe uroj t’i japin zgjidhje sa më shpejt këtij problemi. Gjithçka duhet bërë për banorët. Nuk ka asnjë arsye, për ta përdorur politikisht, pasi jam këtu me kërkesë të banorëve meqënëse si deputet jam angazhuar në këtë zonë, dhe shpresoj edhe një herë që gjendja të përmirësohet sa më shpejt dhe të mos rrezikohet jeta e banorëve që janë këtu”, tha Paloka.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com