Rrëshqitja e tokës shkatërron pothuajse tërësisht 8 banesa në fshatin Polis të rrethit të Librazhdit.

Shkak për dëmtimet në banesat e këtij fshati janë bërë shirat e rënë ditët e fundit

Vetë banorët shprehen se “ngrysen dhe gdhihen me ankthin e krijuar nga rreziku që u kanoset nga ndonjë fatkeqësi natyrore”. Banesat e tyre dalëngadalë po shkatërrohen plotësisht dhe po bëjnë përpjekje që të largohen nga fshati që ka nisur të boshatiset nga viti në vit.

Fshati malor i Polisit ndodhet rreth 30 kilometra larg Librazhdit. Në këtë zonë të thellë malore dëbora nis të bjerë në muajin dhjetor dhe shkrihet në mars. ah/shqiptarja.com/